Aktualitet

EMRI/ Arrestohet kërcënuesi në Sarandë, tentoi të grabiste 34-vjeçaren në bankomat

9 Maj 2021, 14:39 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet kërcënuesi në Sarandë, tentoi të

SARANDË– Është bërë i mundur arrestimi i grabitësit i cili kërcënoi ditën e djeshme 34-vjeccaren në Sarandë e cila po tërhiqte para në bankomat.

44-vjeçari Jorgo Kumaraku është banues në Livadhja dhe tashmë ndodhet nën mbikqyrjen e forcave policore. Mësohet se ai është me precendentë të mëparshme penale, madje është dënuar edhe në Greqi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’, mbetur në tentativë.

(e.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjecari ne srande sarande arrestohet 44 vjecari ne srande sarande

Sondazh

Poll