Aktualitet

Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Kavajë-Lushje, nuk ka të lënduar

9 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën

KAVAJË -Një autobus është përfshirë në flakë në autostratën Kavajë- Lushnje si pasojë e një defekti teknik.

Raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të shkaktuara nga flakët. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka vënë nën kontroll flakët.


Deri më tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku që autobusi ka marrë flakë dhe policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Kavajë/Informacion paraprak

Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje lushje kavaje lushje

Sondazh

Poll