Aktualitet

“Dëgjova përplasjen dhe u tremba”/ Aksident në Poliçan, 28-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe bie nga ura 15 metra e

9 Maj 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Dëgjova përplasjen dhe u tremba”/ Aksident në

BERAT-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop ditën e sotme ku është plagosur rëndë shoferja 28-vjeçare Anxhela Ibro, e cila është punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan. Një makinë tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga Ibro është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar 15 metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, në të cilin nuk ka pasur prurje. Së bashku në makinë me Ibron ka qënë edhe një pasagjer, i cili fatmirëisht nuk është lënduar.


Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike i cili ishte prezent kur ndodhi ngjarja, në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. Roja i fabrikës, ka folur për momentin kur ndodhi aksidenti duke thënë se dëgjoi një zhurmë dhe menjëherë lajmëroi ambulancën.

”Pashë vetëm kur erdhën forcat e ushtrisë. Rrëzimin nuk e pashë, vetëm kur plasi aty. Lajmërova ambulanëcn e Policinë. E nxori ushtria dhe mjekët me forcë, derën e makinës. Me ambulancë e çuan në Berat. Vajza ishte me një djalë, nuk i shihja. Unë u tremba, erdha këtu.”– tha roja.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Shkak për aksidentin ishte shpejtësia e madhe me Ibros, e cila humbi kontrollin e mjetit. Kjo nuk është hera e parë që, 28-vjeçarja aksidentohet për shkak të shpejtësisë, pasi disa vite më parë kishte bërë po një aksident.

(I.A;e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat anxhela ibro berat aksident ne berat anxhela ibro berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 10:06

TIRANË– Prokuroritë e rretheve janë përfshirë nga një valë transferimesh të prokurorëve dhe drejtuesve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme...