Aktualitet

Lirohet pas 13 vitesh burg, ndryshohet dëshmia për David Brown i cili dënohej si pedofil

9 Maj 2021, 13:45 Nga DOSJA
Lirohet pas 13 vitesh burg, ndryshohet dëshmia për David Brown i cili

TIRANË-David Brown, britaniku i cili ishte prej 13 vitesh i burgosur në burgun “302 Mine Peza” në Tiranë, u la i lirë ditën e sotme.

Ai ishte pjesë e një fondacioni bamirës “Fëmijët e tij”, ku dy fëmijë të mitur dëshmuan se ishin abuzuar seksualisht nga ai. Gjykata e dënoi atë me 20 vite heqje lirie, por ai gjithmonë kërkontë pafajësinë dhe nuk pranonte krimin.

Sipas mediave, Brown përfitoi nga ulja e dënimit për sjellje të mrië, ndërsa mbështetësit e tij shpresonin se ai do të lirohej më herët, pas dyshimeve se dy djemtë që dëshmuan kundër tij “ishin nën presion dhe kishin marë rryshfet”.

Djemtë, sot 22 dhe 26 vjeç deklaruan se kishin pasur presion nga psikologu dhe policia për të dhënë dëshmi të rreme.

(e.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet david brown david brown

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 10:06

TIRANË– Prokuroritë e rretheve janë përfshirë nga një valë transferimesh të prokurorëve dhe drejtuesve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme...