Aktualitet

Djali i akuzoi për neglizhencë reagon QSUT: Janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve

9 Maj 2021, 10:52 Nga DOSJA
Djali i akuzoi për neglizhencë reagon QSUT: Janë kryer të

TIRANË– Pas ngjarjes tragjike ku humbën jetë 3 anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës në Shqipëri teksa dyshohet se pësuan helmim nga konsumi i kërpudhave dhe akuzave të familjarëve për pakujdesi në mjekim ka reaguar dhe QSUT.

Sipas një njoftimi pas paraqitje së pacientëve me diagnozë intoksikacion nga kërpudha dhe në gjendje të rëndë, janë kryer të gjitha procedurat dhe ekzaminimet e duhura.

‘Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021.’– thuhej në njoftim.

Njoftimi i QSUT-së:

Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan pasi konsumuan kërpudha

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti reagimi qsut afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti reagimi qsut

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 10:06

TIRANË– Prokuroritë e rretheve janë përfshirë nga një valë transferimesh të prokurorëve dhe drejtuesve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme...