Aktualitet

Mafia shqiptare/ Dalin përgjimet në burgjet greke: Do të të rrjep si pulë, më hëngre 7 mijë €

15 Shkurt 2019, 10:58 Nga DOSJA
Mafia shqiptare/ Dalin përgjimet në burgjet greke: Do të të

GREQI- Dalin bisedat e disa shqiptarëve të burgosur në burgun e Koridhalos në Athinë. Zougla.gr shkruan se ditën e sotme se shqiptarët janë pjesë e mafias shqiptaro-greke.

Sipas policisë, anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e disa ngjarjeve kriminale. Një nga bisedat e përgjuara që është publikuar në media është edhe ajo mes shqiptarit Klodian Lekzotaj dhe sekretares së avokatit grek të kërcënuar me vrasje Dimitris Tsovola.

Më 8 janar të 2018, ai ka telefonuar në zyrë dhe i ka dërguar një mesazh kërcënuar avokatin.

Biseda 1

Shqiptari: Zoti ..X.. është aty?
Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?
Shqiptari: Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…
Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?
Shqiptari: Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.
Sekretarja: Çfarë po thoni?
Shqiptari: Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.
Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.
Shqiptari: Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni ‘ngrënë’.

Biseda e dytë e publikuar në media është ajo e Klodian Lekzotaj me Ibrahim Brahmayi, të cilët diskutojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako, që u gjet pa jetë disa javë më parë. Njëri prej tyre thotë se ndihej i ofenduar nga Bako dhe se vrasja duhet të ishte bërë brenda në qeli.

Biseda 2

Klodian Lekzotaj: Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.
Ibrahim Brahmayi: -Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej Arbëri dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.

Biseda 3

Në bisedën e tretë, Lekzotaj që është pjesë e bandës flet me një avokat, dhe diskutojnë për kthimin në Shqipëri të trupit të Arbër Bakos

Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?

Avokati: Të shoh.
Lekzotaj: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..

Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.

Autoritetet greke pretendojnë se vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, janë të lidhura me njëra tjetrën. Dosja lidh 5 grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit Mihalis Zafeiropoulos, në tetor të vitit 2017. Për vrasjen e avokatit u akuzuan Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekzotaj, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Mata është ende në arrati për grabitjen e një argjendarie në Athinë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander mata arber bako klodian lekzotaj mafia shqiptare shqiptaret e arrestuar ne greqi vrasja e arber bakos aleksander mata arber bako klodian lekzotaj mafia shqiptare shqiptaret e arrestuar ne greqi vrasja e arber bakos

Sondazh

Poll