Sport

Napoli gjen ‘timonierin’ e ri për sezonin e ardhshëm, pritet zyrtarizimi

6 Maj 2021, 14:49 Nga DOSJA

ITALI – Që Gattuso do të largohet në përfundim të sezonit nga Napoli, kjo dihet. Rinos i përfundon kontrata dhe nuk ka rinovuar me presidentin Aurelio De Laurentiis. Por në kampin napoletan nuk kanë qëndruar në pritje dhe gjërat duket kanë lëvizur.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten, se Luciano Spalletti ka arritur parimisht marrëveshje me Napolin. Ai do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson në postin e trajnerit te Napoli, të cilit i skadon kontrata në verë. Spalletti do të firmosë kontratë 3-vjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Zyrtarizimi i Spallettit, si trajneri i ri i Napolit pritet të bëhet gjatë këtij muaji. Tekniku 62-vjeçar është i papunë prej vitit 2019, kur u largua nga Interi, ndërkohë që ka drejtuar edhe ekipet si Roma, Zenit, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria dhe Empoli.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “gazzetta dello sport” aurelio de laurentiis gennaro gattuson luciano spalletti “gazzetta dello sport” aurelio de laurentiis gennaro gattuson luciano spalletti

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...