Politike

Zgjedhjet/ Celibashi: Do të identifikohet nëse qytetarët kanë vendosur gishtin disa herë apo në pajisje të ndryshme

6 Maj 2021, 09:37 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Celibashi: Do të identifikohet nëse qytetarët

TIRANË– Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha ditën e sotme se po bëhet transferimi i të dhënave në serverin qendror të KQZ-së. Më tej, Celibashi shtoi se do të bëhet kryqëzimi i të dhënave dhe nëpërmjet këtij procesi do të shikojnë nëse ka pasur raste të votimit apo problematika të tjera.

“Jemi në një prej ambienteve ku po bëhet transferimi i te dhënave në serveri qendror të KQZ, pas fazës së parë do bëhet kryqëzimi i të gjitha të dhënave dhe nëpërmjet këtij procesi do shohim nëse ka pasur raste të votimit në disa raste apo problematika të tjera. Ata që për arsye të ndryshme kanë vendosur gishtin disa herë apo në pajisje të ndryshme do identifikohen dhe do japin llogari përpara organeve kompetente. Sa më shume raste denoncimesh në rrjetet sociale aq më shumë ndihmohet KQZ. Në mënyrë absolute, të dhënat e pajisjes nuk identifikojë se për kë ka votuar një qytetar“, tha Celibashi.

Partia Socialiste 48.67% ose 709, 720 vota, e përkthyer në 74 mandate. Partia Demokratike 39.4 % ose 574, 532vota, e përkthyer në 59 mandate. LSI 6.86 % ose 100,059 vota, e përkthyer në 4 mandate.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll