Politike

Ministrja për BE-në e Austrisë viziton Shqipërinë, në fokus zgjedhjet e 25 prillit: Përgëzime, keni bërë punë për in

6 Maj 2021, 09:10 Nga DOSJA
Ministrja për BE-në e Austrisë viziton Shqipërinë,

TIRANË– Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë, ku në focus të takimit kanë qenë zgjedhjet 25 prillit.

Ajo mbajti një konferencë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ku theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu, diplomatja tha se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Jemi angazhuar dhe Austria po mbështet 5 projekte në shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës janë vlera thelbësore të Unionit tonë dhe për aq koha sa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE, ky projekt nuk është i plotë. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë. Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para pandemisë, që atëherë kam menduar që duhet të përfshihen këto vende në këtë konferencë se po flasim për të ardhmen e BE, Shqipëria dhe Ballkani duhet të përfshihet të dielën, në 9 maj për ditën e Europën dhe të jetë kjo një ogur i mirë“, tha Edtstadler.

Ministrja austriake u prit edhe nga kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në fjalën e tij, Mazi u shpreh se po punohet fort që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës portugeze.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike karoline edtstadler karoline edtstadler vizite ne shqiperi karoline edtstadler karoline edtstadler vizite ne shqiperi

Sondazh

Poll