Politike

Kërkojnë largimin e tij! Mblidhet grupi anti-Basha në PD: Po bën negociata me Ramën, duhet të mësojë nga Berisha

6 Maj 2021, 07:31 Nga DOSJA
Kërkojnë largimin e tij! Mblidhet grupi anti-Basha në PD: Po

TIRANË– Grupi anti-Basha i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj1 dhe Indrit Hoxha janë mbledhur ditën e sotme në një konferencë për mediat. Ata bëjnë të ditur se do të vijojnë të kërkojnë hapjen e një procesi politik dhe reformimi në PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në deklaratën e tyre për mediet, ata shprehen se përgjegjësia për dështimin bie mbi drejtuesit e lartë të partisë, duke shtuar se largimi i Bashës do t’i hapte rrugë ringritjes së PD-së. Sipas këtij grupimi dalja nga parlamenti e opozitës i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe shesh betejën politike.

Bujar Nishani foli rreth ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe aludimeve rreth një bashkëqeverisje mes PD-së dhe Partisë Socialiste. Ai tha se nëse kjo do të ndodhte, do të ishte sipas tij asgjësimi i alternativës qeverisëse në Shqipëri dhe një ‘tradhëti e madhe dhe tentativë për të asgjësuar PD’.

Ndërsa Arben Imami tha se kanë marrë informacione se kreu i PD-së po bën negociata të fshehta me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, negociatat mes Ramës dhe Bashës kanë nisur që prej 2017 dhe kanë sjellë dy dështime të mëdha për demokratët, siç ishte humbja e zgjedhjeve të Prillit, dhe atyre të 2017-tës.

Dorëheqja e Bashës nga posti është kërkuar dy ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Kanë qënë fillimisht disa mbështetës të PD-së të cilët u mblodhën përballë selisë blu për të protestuar. Në atë kohë ata bënë të ditur se do të mblidhin firma në mënyrë që të largonin Bashën nga posti, pasi sipas tyre është përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje. Vetë Basha nuk i ka komentuar asnjëherë zërat për protestat që janë ngritur për largimin e tij nga kryesia e PD-së.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani doreheqja e bashes bujar nishani doreheqja e bashes

Sondazh

Poll