Politike

Rama në Samitin Europian! Takon kardinalin shqiptar me bashkëshorten, flet për zgjedhjet e integrimin në BE, s’lë pa koem

6 Maj 2021, 08:49 Nga DOSJA
Rama në Samitin Europian! Takon kardinalin shqiptar me bashkëshorten,

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka nisur sot ditën e dytë të takmit zyrtar në Firence. Fillimisht Kreu i Qeverisë takoi fillimisht kardinalin shqiptar Ernest Troshani në muzeun e famshëm Uffizzi. Ai ka ndarë në ‘Facebook’ foto nga vizita që ka bërë mëngjesin e sotëm. Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Më pas, kreu i Qeverisë mori pjesë në Samitin e Përvitshëm “Europa një botë që po ndryshon”. Konferenca u mbajt online dhe Rama foli për zgjedhjet e 25 prillit, situatën politike në vend, Integrimin e Shqipërisë në Europë, influencën e Turqisë dhe dialogën Kosovë-Serbi.

Rama tha se mandati i tretë do të jetë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Sipas Ramës, ky është destinacioni kryesor por nga ana tjetër janë shumë çështje të tjera që duhet zgjidhur.

Kryeministri Rama u ndal edhe në marrëdhënien me Kinën. I pyetur për këtë gjë pasi në vendin tonë mbërritën vaksinat kineze, Rama tha se gjithçka është normale. Fakti që qytetarët kosovarë kanë votuar në Shqipëri për kryeministrin nuk kishte ndonjë kuptim, por shtoi se dialogu Kosovë-Sertbi, duhet të vijojë.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Turqia dhe Presidenti i këtij vendi, Tayip Erdogan të ketë influencë në Shqipëri. Rama tha se me Turqinë, vendi ynë ka një raport shumë të mirë, por që turqit nuk kanë aspak influencë dhe ndikim tek ne.

Europarlamentari përmes një lidhjeje me Skype uroi kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku arriti të marrë 74 mandate. McAllister u shpreh se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

(a.b;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne itali rama shkon ne firence edi rama rama ne itali rama shkon ne firence

Sondazh

Poll