Politike

‘S’vij dot sot, jam i zënë’/ Ulsi Manja kap “skemën” e Metës: E di mirë që po na mbaron afati prandaj…

6 Maj 2021, 09:35 Nga DOSJA
‘S’vij dot sot, jam i zënë’/ Ulsi Manja kap

TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka “zbërthyer” arsyen se përse presidenti Ilir Meta nuk pranoi që të merrte pjesë sot në mbledhje online. Në fjalën e tij, Manja tha se kreu i shtetit e dinte se ligji nuk e lejon ngritjen e Komisionit 4 muaj para përfundimit të legjislaturës, ndaj edhe kërkon zvarritjen e procesit. Ndërsa më pas sqaroi edhe njëherë gjithë hapat e procedurës. 


E dimë që nuk ngremë dot Komision 4 muaj para, edhe presidenti e di. Ndaj “Ligjet” kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe presidenti në vlerësimin tim, jo se nuk i ka mjaftuar koha. Duke kërkuar datën 10 maj, kërkon ta nxjerrë jashtë afatit, ka tentuar të pengojë punën e Komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve nuk e gjykojmë as fajësinë dhe as pafajësinë. Vetëm do të propozojmë ngritjen ose jo të Komisionit Hetimor dhe më pas është detyrë e tij që brenda datës 9 korrik të shprehen,”-tha Manja në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Presidentit, mblidhet Komisioni i Ligjeve/ Meta nuk pranon të marrë pjesë: Sot jam i zënë, dëgjohemi më 10 maj!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike omisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2 ulsi manja omisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2 ulsi manja

Sondazh

Poll