Politike

Shkarkimi i Presidentit, ‘Ligjet’ kalojnë me 14 vota propozimin, nesër Kuvendi vendos! Meta s’pranon të marrë pjesë:

6 Maj 2021, 08:05 Nga DOSJA
Shkarkimi i Presidentit, ‘Ligjet’ kalojnë me 14 vota

TIRANË– Me 14 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimin për Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në seancën e sotme, edhe pse i njoftuar disa ditë më parë, kreu i shtetit njoftoi zyrtarisht se nuk mund që të merrte pjesë për shkak të axhendës së ngjeshur.

Megjithatë u shpreh i gatshëm për një përballje në datë 10 maj. Por kreu i Komisionit, Ulsi Manja, ka zbërthyer “skemën”, duke e akuzuar kreun e shtetit se po tentonte që të zvarriste procesin, pasi afati ishte drejt fundit. Në fjalën e tij, edhe njëherë Manja sqaroi se propozimi do të shkojë nesër në Kuvend, dhe nga votat e deputetëve do të vendoset nëse do të ngrihet apo jo Komisioni Hetimor për të shkarkuar Metën. 

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh? 

Prej javësh presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor.

Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet.

Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2 komisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll