Politike

Ligjet i kërkuan të jetë në seancë! Përgjigjet Meta: Bashkë dëgjohemi më 10 maj, sot jam i zënë, axhenda e 6 majit ë

6 Maj 2021, 09:04 Nga DOSJA
Ligjet i kërkuan të jetë në seancë! Përgjigjet

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur sot Komisionit të Ligjeve që rrëzoi kërkesën e tij për shtyrjen e seancës dëgjimore për shkarkimin e tij. Në një shkresë që Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti i ka dërguar anëtarëve të Komisionit, Meta këmbëngul se nuk mundet që sot të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore për shkak të axhendës së planifikuar prej kohësh që ka kreu i shtetit. Meta shpreh gatishmërinë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ligjeve më datë 10 maj, ditë kur deklaron se është i lirë, por që ka edhe një simbolikë. Meta thotë se 10 maji është dita e drejtësisë shqiptare dhe prandaj sqaron se do të jetë përballë anëtarëve të Komisionit.

“Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021. Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit.”,-sqaron Meta. 

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh? 

Prej javësh presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll