Politike

Qendra e re e kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’, Rama publikon videon: Pandemia nuk e ka ndalur punën!

6 Maj 2021, 06:19 Nga DOSJA
Qendra e re e kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë. Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.

Ndër të tjera, ai shkruan se pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore  Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll