Sport

Prishtina nuk gabon, Gjilani ndal Dritën në derbi, duke e larguar nga titulli…

5 Maj 2021, 15:54 Nga DOSJA

KOSOVE – Janë luajtur tri ndeshje të javës së 33-të të Superligës së Kosovës. Vëmendja ishte në të ashtuquajturin ‘derbi i Anamoravës’, ku Gjilani dhe Drita janë ndarë në barazim 1-1. Hajdari kaloi Gjilanin në epërsi në minutën e 20-të, ndërkohë që Esosa Irogue barazoi në 1-1 në minutën e 59-të për Dritën.

Ky rezultat i barabartë, më tepër i prishi punën skuadrës së Dritës, e cila tani mbetet tri pikë larg Prishtinës që kryeson e 72 pikë. Skuadra kryeqytetase fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Besës së fundit. Krasniqi (19’) me penallti dhe Otto John (66’, 76’) ishin autorë të golave në fitoren e Prishtinës.

Ndërkohë Feronikeli siguron një 3-pikësh qetësie të përkohshme. Ish-skuadra e Klodian Duros fitoi 3-0 ndaj Trepça ’89 që vazhdon luftën për mbijetesë. Lladrovci (64’), Simonovski (87’) me penallti dhe Dabiqaj (90’+4) ishin autorë të golave.

Nesër, po në kuadër të javës së 33-të, do të zhvillohen edhe dy takimet e mbetura: Ballkani-Arberia dhe Drenica-Llapi. Në rast fitoreje, skuadra e Ballkanit që drejtohet nga Bledi Shkëmbi ngjitet në kuotën e 70 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë dhe lënë pas kampionët në fuqi të Dritës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport derbi i anamoraves gjilani dhe drita javës së 33-të të superligës së kosovës prishtinës skuadra e ballkanit derbi i anamoraves gjilani dhe drita javës së 33-të të superligës së kosovës prishtinës skuadra e ballkanit

Sondazh

Poll