Sport

Turneu “Vlatko Marković”: Përfaqësuesja U-16 barazon 2-2 me Lituaninë

5 Maj 2021, 13:40 Nga DOSJA
Turneu “Vlatko Marković”: Përfaqësuesja U-16 barazon 2-2

KROACI – Përfaqësuesja shqiptare U-16 ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Lituanisë në sfidën e parë të turneut ndërkombëtar “Vlatko Marković” në Zagreb. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin e Dinamos së Zagrebit, kuqezinjtë e drejtuar nga Agron Kërçova bënë një paraqitje të mirë, por pa mundur dot të fitonin dhe të merrnin tre pikët.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-16 në këtë takim ishte ky: Dervishi, Koleci, Selmani, Çela, Damini, Belloj, O’Boyle, Jaku, Myrta, Kashari, Bode. Trajneri kuqezi gjatë ndeshjes ka bërë edhe disa zëvendësime, duke hedhur në fushë fillimisht Kurtin (54’) e Hajdarin (54’) dhe më pas Qoshkun (63’), Isufin (63’) dhe Meçen (63’). Autorët të gola për 16-vjeçarët kuqezinj ishin Myrta (32’) dhe Metaj (80’).

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “vlatko marković” agron kërçova dinamos së zagrebit përfaqësuesja shqiptare u-16 “vlatko marković” agron kërçova dinamos së zagrebit përfaqësuesja shqiptare u-16

Sondazh

Poll