Sport

Paga e Mourinhos? Përveç Romës do të paguajë edhe Tottenham

5 Maj 2021, 09:18 Nga DOSJA

ITALI – Tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një nga trajnerët më të vlerësuar të kohës, siç është Josè Mourinho, do të jetë zyrtarisht drejtues i verdhekuqve. Nga sezoni i ardhshëm, për tri sezone, portugezi do të drejtojë ekipin kryeqytetas, që ka vendosur ta mbyllë bashkëpunimin me Fonsecan.

I shkarkuar që fundmi nga Tottenham, “Special One”, me përjashtim të suksesit me Manchester United në Europa League, nuk ka patur shkëlqimin e dikurshëm. Ai do të përpiqet të ringrihet në Serinë A, pasi para një dekade me Interin, arriti një triumf të trefishtë në vitin 2010.

Jose Mourinho, siç thekson “Sky”, do të fitojë një page prej 7 milionë euro neto në sezon për periudhën trevjeçare 2021-2024. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh shpërblimet shtesë që portugezi mund të marrë nëse arrin disa objektiva.

Përveç Romës, klubi i Tottenhamit do të vazhdojë ta paguajë Mourinhon në sezonin e tij parë në stolin e verdhekuqve. Duke qenë se ai kishte një kontratë, nga e cila përfitonte 15 milionë euro në vit (2019), Spurs do të paguajë diferencën prej 8 milionësh.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “sky” josë mourinho romes special one “sky” josë mourinho romes special one

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...