Sport

Mohoi lidhjen me djalin e presidentit të Romës, gazetares sportive i publikohen fotot duke u puthur

5 Maj 2021, 13:05 Nga DOSJA
Mohoi lidhjen me djalin e presidentit të Romës, gazetares sportive i

ITALI-Shumë herë një mohim vlen më tepër se një mijë konfirmime, dhe këtë herë nuk kishte asnjë përjashtim. “Më shpjegoni,pra, një femër nuk mund të ketë miq, por gjithmonë vetëm të dashur. Sepse nëse takoj një djalë, menjëherë flasim për dashuri të re? ”, Shkroi gazetarja sportive Diletta Leotta në rrjetet sociale. Gazetarja dhe shoëgirl u fotografua në shoqërinë e Ryan Friedkin, djalit të presidentit të Romës Dan Friedkin.

Nëse më parë ishin vetëm thashetheme, të mohuara menjëherë nga personi në fjalë, tani ka edhe prova dhe duket se nuk lënë dyshime. Diletta Leotta u fotografua nga e përjavshmja e njohur Oggi në momentin e një puthjeje me Ryan Friedkin.Por ka edhe më shumë, sepse fotografia e publikuar ekskluzivisht nga revista daton në 20 dhjetorin e kaluar, shumë përpara fejesës së Leotta me aktorin Can Yaman.

Ndonëse në mediat italiane ka ende dyshime për lidhjen e prezantueses italiane me aktorin e njohur turk, vetë Diletta ka këmbëngulur që ajo vazhdon të jetë me Yaman. “Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë. Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t’i kishin marrë në shtëpi”,- shpjegoi Diletta për Valerio Staffelli.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dan friedkin diletta leotta dan friedkin diletta leotta

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...