Sport

Lista enigmë, legjenda Daniele De Rossi, projektohet ndihmës i Mourinhos…

5 Maj 2021, 10:11 Nga DOSJA
Lista enigmë, legjenda Daniele De Rossi, projektohet ndihmës i

ITALI – Ish-mesfushori dhe kapiteni Daniele De Rossi, i cili është në stafin teknik të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, sipas gazetës “Il Messaggero” mund të rikthehet në Trigoria për të punuar si ndihmës i Jose Mourinhos te Roma.

Dan dhe Ryan Friedkin, ndërsa njoftuan dje largimin e Paulo Fonseca dhe ardhjen në krye të verdhekuqve të Mourinhos, lanë të nënkuptohet, se sezonin e ardhshëm “Special One” dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha te verdhekuqtë.

Madje thuhet se portugezi ka hartuar një listë të synimeve për transferimet dhe se Tiago Pinto do të punojë me Tiago Pinto për të ndërtuar skuadrën e kërkuar nga Mourinho.

Së bashku me lojtarët e rinj, raporti italian zbulon, që edhe ish-mesfushori legjendar Daniele De Rossi mund të kthehet në “Olimpico” si ndihmës i trajnerit portugez.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport  “il messaggero” daniele de rossi jose mourinhos paulo fonseca si ndihmës tiago pinto  “il messaggero” daniele de rossi jose mourinhos paulo fonseca si ndihmës tiago pinto

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...