Sport

Hyjnë në lojë edhe gjigandët e Madridit, “një sy” drejt Hysajt…

5 Maj 2021, 09:46 Nga DOSJA

SPANJE – Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa thuhet se Real Madrid ka shfaqur interes për të transferuar në skuadër mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. “Todo Fichajes” raporton se drejtuesit madrilenë, janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ku midis kandidaturave është përzgjedhur edhe Hysaj për atë repart.

Dëmtimet e shpeshta të Dani Carvahal dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Alvaro Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në kërkim të një mbrojtësi, ku kandidatura e Hysajt shihet si alternativa e duhur. Kjo edhe për faktin se kontrata e 27-vjeçarit me Napolin përfundon në fund të qershorit dhe rinovimi është shuar si mundësi.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se për Elseid Hysajn interesohen edhe Roma, Atletico Madrid, Fiorentina dhe Sevilla, por futja në garë e Real Madrid e dërgon të ardhmen e yllit të Kombëtares në një tjetër rrjedhë. I njëjti burim bën me dije se Real Madrid ka zhvilluar kontakte me Mario Giuffredi, që është agjenti i mbrojtësit kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “todo fichajes” alvaro odriozola dani carvajal elseid hysaj mario giuffredi real madrid “todo fichajes” alvaro odriozola dani carvajal elseid hysaj mario giuffredi real madrid

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...