Sport

Tare ambicioz, kërkon “një piktor” për mesfushën e Lazios

5 Maj 2021, 10:42 Nga DOSJA

ITALI – Drejtori sportiv Igli Tare ka kohë që ka nisur të mendojë për përforcimet e Lazio në sezonin e ardhshëm. Spanjolli Juan Mata i Manchester United thuhet se është shënjestra “big”. Mesfushori fantazist përfundon kontratën me anglezët dhe mund të transferohet me parametër zero.

Sipas mediave italiane, drejtori Tare ka nisur bisedimet me agjentin dhe njëkohësisht babain e Matës, i cili kërkesë fillestare ka një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Sa i përket pages prej 8 milionë eurosh në sezon që lojtari përfiton aktualisht te Mançester Junajtid, është i gatshëm ta përgjysmojë këtë shifër.

Nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses, atëherë do të ishte një goditje e fortë për Lazion. Kujtojmë se Juan Mata është një nga ata lojtarë që ka bërë shumë emër përgjatë viteve në Premier League, ndërsa është edhe kampion bote e Europe me Spanjën, në vitet 2010 dhe 2012.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport drejtori sportiv igli tare manchester united premier league spanjolli juan mata drejtori sportiv igli tare manchester united premier league spanjolli juan mata

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...