Sport

Probleme shëndetësore për Casillas, ish-portieri i Real Madrid shtrohet me urgjencë në spital, ja gjendja e spanjollit

5 Maj 2021, 13:27 Nga DOSJA
Probleme shëndetësore për Casillas, ish-portieri i Real Madrid

SPANJË-Iker Casillas u desh të shkonte në urgjencë të mërkurën e kaluar,pasi pësoi dhimbje të forta zemër, siç raportohet ekskluzivisht nga revista Hola.  Ish-portieri i Real Madrid dhe Portos po luante tenis me një mikun e tij kur ka ndjerë dhimbje të forta në kraharor.

Pa humbur kohë, Casillas u dërgua për në spitalin Universitar Quirónsalud Madrid, në Pozuelo de Alarcon, i shoqëruar miku i tij. Pasi iu nënshtrua testeve përkatëse dhe u ekzaminua nga specialistët, u përjashtua se ishte një sulm në zemër. Sportisti u largua nga qendra mjekësore në të gdhirë, për t’u kthyer në shtëpi.

Casillas nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me vizitën e tij në spital. Kujtojmë se jeta e Casillas mori një kthesë radikale në 1 maj të vitit 2019, kur ai pësoi një infarkt miokardi gjatë stërvitjes me Porton, në moshën 37 vjeçare.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport casillas porto casillas porto

Sondazh

Poll

Sport 4 Maj 2021, 20:58

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...