Sport

4 Maj 2021, 20:58 Nga DOSJA

ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ekipi i Guardiolas vuajti fillimisht ndaj PSG-së, por kaloi në avantazh në mundësinë e parë të paraqitur, në minutën e 11. Gjithçka nisi nga këmbët e portierit Ederson, që nisi një top të gjatë për Zichenkon i vetëm në gjysëmfushën franceze.

Pasimi në qendër për De Bruyne cekuilibron prapavijën e PSG, topi devijohet për Mahrez, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë përballë Navas. Tani për Pochettino e të tijtë bëhet e vështirë. Manchester City mbyll përfundimisht historinë e kualifikimit, duke arritur finalen e parë për ta në Champions League.

Pikërisht në kohën kur PSG shtoi forcën sulmuese me Kean e Draxler një kundërsulm vrastar i lojtarëve të Guardiolës në minutën e 63 dyfishoi shifrat. Është sërisht Mahrez që shtyu në rrjetë pasimin e Foden, me golin e tretë në dy takime kundër francezëve. Në minutat e mbetura ishte PSG që ia bëri më të lehtë takimin kur Di Maria u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69-të. Manchester City prek për herë të parë finalen e Champions League dhe nesër do të presë kundërshtarin mes Chelsea-t dhe Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league manchester city psg champions league manchester city psg

Sondazh

Poll