Aktualitet

Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve

5 Maj 2021, 11:10 Nga DOSJA
Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e

TIRANË– Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë nga një konferencë për shtyp e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në fjalën e saj, Bino tha se vaksinimi në Shqipëri ka bërë që të ulet edhe numri i të vdekurve. Ndërsa shtoi se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar. 


“Kemi një rritje në Bashkinë e Lezhës dhe të Kukësit. Gjatë gjithë pandemisë nuk kemi patur ndonjëherë pozitivitet kaq të ulët. Kështu që ky është element që flet për ulje të qarkullimit të virusit në vend. Një fakt tjetër është ulja e numrit të vdekjeve, por kemi akoma dhe pacientë në spitale. Jemi duke matur impaktin e vaksinimit në grupmosha. Tregon bukur rritjen e numrit me dozë të parë dhe uljes së numërit të vdekjeve. Vaksinimi ka impakt në numrin e vdekjeve dhe është lajm i mirë. Gjirokastra ka numrin më të madh të mbulimit vaksinal, kjo për shkak të moshës së thyer. Më pas përqindje të lartë ka Vlora, Fieri dhe Tirana. Strategjia e ndjekur nga ne, si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, duket se ka sukses,”-tha Silva Bino.

LAJMI KRYESOR: LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll