Aktualitet

Polici në Lezhë mashtroi dhe tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij, DËSHMIA: Më ka dalë vetë para, ngjar

5 Maj 2021, 09:49 Nga DOSJA
Polici në Lezhë mashtroi dhe tentoi të përdhunojë

LEZHË– Efektivi i policisë së Lezhës, Kol Kola, i arrestuar një ditë më parë për ngacmim seksual të një vajze të mitur ka mohuar akuzat. Përballë efektivëvë ai është shprehur se ka qënë vetë vajza e re e cila i ka dalë para e se i ka kërkuar që ta çonte te një banesë.

Para hetuesve 62-vjeçari ka deklaruar se gjithçka është inskenim e se nuk e ka ngacmuar seksualisht.

“Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më ka kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës. E gjitha ngjarja është e inskenuar, nuk e kam ngacmuar seksualisht” mësohet të ketë thënë ai.

Nga kamerat e sigurisë u vu re se Kola dhe e mitura kanë qëndruar brenda banesës për 10 minuta. Mësohet se ai e ka detyruar të miturën të kryejnë veprime të turpshme derisa ka tentuar që të kryejnë marëdhënie seksuale, mirëpo 13-vjeçarja është larguar me dhunë nga banesa.

Efektivi i policisë në Lezhë, Kol Kola u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 13-vjeçe. 62-vjeçari më 29 prill ka ndaluar të miturën në rrugë dhe i ka thënë se do ta shoqëronte për në komisariat. Ai e ka dërguar në banesën e tij dhe aty ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke tentuar përdhunimin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kol kola polici tentoi te perdhunonte nje te mitur kol kola polici tentoi te perdhunonte nje te mitur

Sondazh

Poll