E qëllimshme? I vihet flaka makinës së një gruaje në Durrës, dy persona vihen në hetim
5 Maj 2021, 09:42Nga DOSJA
DURRËS– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrës. Makina e cila është shkrumbuar ishte në pronësi të një gruaje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 dhe për djegien e makinës së 43-vjeçares janë shoqëruar në polici dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Aktori i njohur Gentian Zeneli i ka dedikuar disa fjalë profesorit të tij, Guljelm Radoja, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga pandemia e k...
DURRËS- Familja e të ndjerit Andi Maloku, shoferit që mbeti i vrarë gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka paditur në Gjykatën e Posaçme ku...
TIRANË– Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka komentuar për ndarjen nga jeta të Guljelm Radosë. Ai është shprehur se lajmi për ndarjen nga jeta të...
KRUJË– Nënkryetari i Bashkisë Krujë, Florin Cerozi është kërcënuar nga Muharrem Hocja. Mësohet se Cerozi është kërcënuar nga biznesmeni 66-vjeçar pë...
TROPOJË– Sot shënon data 5 maj, Dita e Dëshmorëve, kur të gjithë duhet të shprehim mirënjohje ndaj atyre që dhanë jetën për vendin. Por e njëjta panoramë d...
TIRANË– Ndarja nga jeta e Guljelm Radosë la pas shumë persona të tronditur, familjarët, miq dhe kolegë. Një prej, tyre ishte dhe regjisori Kastriot Ç...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja. Me anë të një fotoje bardh e zi të Radosë, Rama e qu...