Aktualitet

LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore

VIDEO
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të hapen auditorët në universitete vetëm për provime dhe konsultime. Po ashtu është hiqet karantina 14 ditore për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Featured image of article: LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore Komisioni

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lirimin e masave për pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Ekspertët kanë vendosur heqjen e karantinës 14 ditore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa gjithashtu është vendosur edhe hapja e auditorëve në universitete, por vetëm për provime dhe konsultime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve tha se vijojnë të mbeten në fuqi masat e tjera anti-COVID në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll. Ndërsa dha edhe detaje lidhur me ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.


Gjatë konferencës, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë duke u shprehur vaksinimi në Shqipëri ka bërë që të ulet edhe numri i të vdekurve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa shtoi se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas saj, Gjirokastra ka numrin më të madh të mbulimit vaksinal, kjo për shkak të moshës së thyer të qarkut. Dhe më pas renditen Vlora, Fieri dhe Tirana. Deri më tani, që prej rasteve të para në Shqipëri, janë infektuar 131,327 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2,402 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

  • 13:32

    Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë që të mbronim jetën e qytetarëve


    Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar vendimin e marrë nga Komiteti Teknik i Espertëve për të karantinuar për 14 ditë të gjithë qytetarët që do të hynin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Vetë ministrja tha se gjithçka ishte bërë për të mbojtur jetën e qytetarëve, ndërsa Silva Bino komentoi ndikimin që kishin shkeljet e rreguallev për grumbullimet.

    PJESË NGA BISEDA: 

    Pyetje: 25 prilli, shkelja e rregullave? Dhe ndikimi i mutacionit indian të koronavirusit?

    Manastirliu: Gjithmonë Komisioni ka bërë apel për kujdes. Edhe pse ekspertët e kanë thënë se janë në pritje të rritjes së numrit të infektimeve. Mund të ishte shmangur dhe ne e kemi apelur. Fushata e vaksinimit nuk ishte për fushatën elektorale. Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Karantinë ndaj shqiptarëve të Greqisë? Do të kishte hyrje prej Pashkëve, jashtë rutinës. Të dy vendet kanë pasur rritje të infektimeve. Të dy kanë qenë vende në izolim, çfarë pritej ishte që të rriteshin numrat e qytetarëve. E morëm vendimin për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

    Bino: Ka pasur disa të infektuar por asnjë nuk është shtruar në spital. Mutacioni indian është diskutim shumë i gjatë nëse impakti i përket këtij apo mutacionit britanik. Pra nuk mendohet se do të jetë ky lloj mutacioni shkak i përhapjes së madhe.

  • 13:17

    A mund të lëvizim lirisht? Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë kufizim të vendosur, nuk ka asnjë vendim të marrë nga BE


    Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme aty ku u dha vendimi në lidhje me karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja Ogerta Manastirliu, e pyetur se nëse do të mund të lëvizim lirisht, tha se deri më tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga Bashkimi Europian.

    Pyetja: A mund të lëvizin lirshëm?

    Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga BE përsa i përket llojeve të vaksinave dhe lëvizjes. Dua të theksoj se edhe nga informacionet e fundit, janë duke u marrë në konsideratë për t’u vlerësuar nga EMA si vaksina. Deri më tani nuk ka asnjë kufizim të vendosur.

    Bino: Edhe një me test negativ mund të lëvizë.

  • 13:10

    Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve

    Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë nga një konferencë për shtyp e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në fjalën e saj, Bino tha se vaksinimi në Shqipëri ka bërë që të ulet edhe numri i të vdekurve. Ndërsa shtoi se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar.

    “Kemi një rritje në Bashkinë e Lezhës dhe të Kukësit. Gjatë gjithë pandemisë nuk kemi patur ndonjëherë pozitivitet kaq të ulët. Kështu që ky është element që flet për ulje të qarkullimit të virusit në vend. Një fakt tjetër është ulja e numrit të vdekjeve, por kemi akoma dhe pacientë në spitale. Jemi duke matur impaktin e vaksinimit në grupmosha. Tregon bukur rritjen e numrit me dozë të parë dhe uljes së numërit të vdekjeve. Vaksinimi ka impakt në numrin e vdekjeve dhe është lajm i mirë. Gjirokastra ka numrin më të madh të mbulimit vaksinal, kjo për shkak të moshës së thyer. Më pas përqindje të lartë ka Vlora, Fieri dhe Tirana. Strategjia e ndjekur nga ne, si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, duket se ka sukses,”-tha Silva Bino.

  • 13:04

    VENDIMI! Hapen universitetet, por vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve.


    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin për rihapjen e Universiteteve dhe rikthimin e studentëve në auditore. Në një konferencë për shtyp, ministrja lajmëroi heqjen e karantinës 14 ditore për të gjithë emigratët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Po ashtu është vendosur edhe hapja e auditoreve.

    “Kemi rënie shifrash dhe fataliteti. Kemi incidencë të ulët dhe të kontrolluar. Kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar ëshët ulur. Indikatorë si këta na sjellin në vëmendje situatën e një viti më parë. Masat kanë pasur ndikim të padiskutueshëm. Kemi vijuar edhe me vaksinimin. 100 mijë qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Mbetemi në një pozicion të lartë. Në çdo hap, jemi treguar shumë të kujdesshëm qoftë masave dhe hapave të lirimit të masave. Do të vijojmë të jemi të kujdesshëm. Nisur nga situata, Komiteti ka patur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra duke hequr masën e karantinës 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapen universitetet, vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve. Mbetet në fuqi ora policore 22:00-06:00 dhe ajo për grumbullimet,”-tha ministrja

Shto Koment