Aktualitet

LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë

5 Maj 2021, 11:10 Nga DOSJA
LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lirimin e masave për pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Ekspertët kanë vendosur heqjen e karantinës 14 ditore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa gjithashtu është vendosur edhe hapja e auditorëve në universitete, por vetëm për provime dhe konsultime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve tha se vijojnë të mbeten në fuqi masat e tjera anti-COVID në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll. Ndërsa dha edhe detaje lidhur me ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.


Gjatë konferencës, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë duke u shprehur vaksinimi në Shqipëri ka bërë që të ulet edhe numri i të vdekurve.

Ndërsa shtoi se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas saj, Gjirokastra ka numrin më të madh të mbulimit vaksinal, kjo për shkak të moshës së thyer të qarkut. Dhe më pas renditen Vlora, Fieri dhe Tirana. Deri më tani, që prej rasteve të para në Shqipëri, janë infektuar 131,327 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2,402 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll