Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ç’bënë dy shefat e Policisë? SHÇBA nis hetim penal për dy zv.drejtorët e Elbasanit

5 Maj 2021, 10:43 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ç’bënë dy shefat e

ELBASAN– Nis hetimi penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla. Mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur punën për të zbuluar rolin dhe reagimin e tyre momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Siç edhe u raportua nga Policia dhe Prokuroria, të dy ishin të pranishëm në momentin e përplasjes që ndodhi më 21 prill në Elbasan, ku një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Përveç tyre, hetimi ka nisur edhe mbi 10 punonjës policie.

Viktimë e përplasjes mbeti Pjerin Xhuvani, i akuzuar nga Partia Demokratike si një prej eksponentëve të PS të përfshirë në përplasjen e dhunshme të 14 marsit në Elbasan. Ndërkohë që u plagosën: Emiljano Prenga, Pavlo Vuksani dhe Eltjon Bodinaku. Po ashtu efektivja e “Shqiponjëve”, Xhensila Sota. Autori i dyshuar është Arbër Paplekaj, i cili ka dëshmuar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert nushi ekzekutohet pjerin xhuvani niko palla albert nushi ekzekutohet pjerin xhuvani niko palla

Sondazh

Poll