Aktualitet

Stërvitja Defender 2021, manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane në Durrës, të përfshirë edhe ushtarë të Forc

5 Maj 2021, 09:56 Nga DOSJA
Stërvitja Defender 2021, manovra me makinat amfibë të

DURRËS– ‘Defender 2021’, pas hapjes zyrtare ditën e djeshme, sot ka nisur stërvitjen në bregdetin e Durrësit. Qytetarët kanë parë manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane në Durrës, ku të përfshirë ishin  edhe ushtarë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21 nis zyrtarisht ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, përgatitën edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën. Në ceremoninë pritëse në Portin e Durrësit kanë marrë pjesë personalitete të larta ushtarake nga e gjithë bota dhe NATO. Ndërsa edhe mikpritja nga liderët shqiptarë nuk ka munguar. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim u ulën në rreshtat e parë për t’ju uruar mikpritjen ushtarëve të huaj.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” “defender europe 21”

Sondazh

Poll