Sport

Pas nëntë vitesh te Bayern, largohet spanjolli Javi Martinez

4 Maj 2021, 15:43 Nga DOSJA

GJERMANI – Pas nëntë viteve të kaluara në “Allianz Arena”, mesfushori me tipare mbrojtëse Javi Martinez, do të largohet në fund të sezonit nga radhët e Bayern Munich, ku karriera e tij sportive ka njohur shkëlqimin, transmeton EO.

Klubi bavarez dhe futbollisti 32-vjeçar kanë rënë dakord që të mos e zgjasin më tej kontratën midis tyre, që përfundon më 30 qershor të këtij viti. Spanjolli erdhi te kampionët e Gjermanisë në vitin 2012 dhe shpejt u bë një nga shtyllat e ekipit.

Në sezonin debutues të Martinez, FC Bayern fitoi tripletën, gjë të cilën e përsëritën edhe vitin e kaluar. Në radhët e skuadrës bavareze, Martinez ka zhvilluar 163 ndeshje, ku ka shënuar edhe 9 gola. Për të ardhmen e mesfushorit të qendrës ende nuk përflitet gjë.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport allianz arena bayern munich javi martinez allianz arena bayern munich javi martinez

Sondazh

Poll