Sport

E bujshme, Xavi Hernandez largohet nga Katari. E ardhmja te Barça?

4 Maj 2021, 15:22 Nga DOSJA

KATAR – Xavi Hernandez do të largohet nga Katari këtë verë, pasi skuadra e tij Al Sadd nuk arriti të kualifikohej në fazën së grupeve të Champions League të Azisë, edhe pse skuadra e tij vitin e kaluar kishte dominuar ligën e këtij vendi arab.

Reportime nga Spanja projektojnë skenarë shumë interesante. Vazhdon të prevalojë ideja se presidenti i Barcelonës Joan Laporta dëshiron që ai të të rikthehet dhe të marrë drejtimin në “Camp Nou”, duke paralajmëruar largimin e trajnerit aktual Ronald Koeman.

Mirepo tekniku holandez ka fituar Copa del Rey dhe është ende në lojë për të fituar La Ligan, ndërkohë që specialistët transformin e madh të lojës te skuadra katalanase e Barcelonës, ia atribuojnë Ronald Koemanit.

Sa janë gjasat që Xavi Hernandez të marrë drejtimin e Barcelonës? Vetë mesfushori legjendar i skuadrës katalane, referuar deklarimeve dhe qëndrimeve të vitit të shkuar, mundësinë për t’u ulur në pankinën e Barçës, e shikonte si një objektiv të së ardhmes.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelonës champions league të azisë copa del rey ronald koemanit xavi hernandez barcelonës champions league të azisë copa del rey ronald koemanit xavi hernandez

Sondazh

Poll