“Do vuajmë ndaj PSG”, Guardiola mban të karikuar City-n në gjysmëfinalen e Champions: Do të zbresim në fushë me…
3 Maj 2021, 17:54Nga DOSJA
ANGLI-Pas 2-1 të fiksuar në Paris, Pep Guardiola është një hap larg finales së Champions League, e treta në karrierën e tij. “Dëshira për të arritur në finale është e madhe, nuk kemi qenë këtu kurrë më parë, ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në veten tonë, të qëndrojmë të bashkuar në momente të vështira, të vuajmë së bashku.
Duhet të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për të imponuar lojën tonë. Duhet të mbrojmë mirë, të jemi të durueshëm dhe të përpiqemi të shënojmë”. Në lidhje me Mbappe, tekniku katalanas nuk ngatërrohet nga lajmet që vijnë nga Parisi: “Ai do të luajë”. Për teknikun spanjoll është e ndaluar vetëkënqësia tek fitorja e ndeshjes së parë.
“Paris Saint-Germain është një ekip i jashtëzakonshëm, të gjithë e dinë. Mund të kthejë rezultatin përmbys – shtoi katalanasi – Sigurisht që i kam parasysh cilësitë e tyre, por në të njëjtën kohë jam i vetëdijshëm se sa të mirë mund të jemi. Nesër duhet të zbresim në fushë me frymën e ndeshjes së parë. Nuk është e komplikuar “. Përfundon spanjolli.
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI-Ai ishte protagonisti i madh i sezonit të Interit. Gola, asistime dhe fryma e ekipit. Një pjesë e titullit kampion i përket edhe Romelu Lukakut. Pasi fest...
ITALI-Arritja e titullit kampion për herë të 19 në histori pasuron vitrinën e Interit, por jo vetëm. Në fakt, nga ky trofe do të përfitojnë edhe arkat e klubit,...
ITALI-Doktori Giorgio Galanti u dënua me një vit burg, për rastin e vdekjes së ish-kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, i gjetur i pajetë në dhomën e hotelit...
ANGLI– Federata angleze e Futbollit ka hapur hetim për klubet e përfshira në projektin e Super League dhe dënimet nuk përjashtohen.”Javën e kaluar, ...
POLONI-Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe kjo do të ndodhë me praninë e tifozëve.UEFA ka marrë një vendim zyrtar ...
LAC – Në përfundim të ndeshjes së fituar me Kukësin, trajneri i kurbinasve Shpëtim Duro u shpreh për Super Sport. “Ishte një ndeshje shumë e vështir...
FRANCE – Monaco-Lyon ishte një ndeshje dramatike në Ligue 1, e cila u mbyll 2-3 me fitoren e miqve në minutat e fundit edhe pse ishin me një lojtar më pak...