Aktualitet

U shtir sikur nuk dinte italisht/ Kapet mat nga karabinierët! Arrestohet shqiptari në hotel, iu gjetën 5 pako kokainë, euro

4 Maj 2021, 06:35 Nga DOSJA
U shtir sikur nuk dinte italisht/ Kapet mat nga karabinierët! Arrestohet

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë së Riminit në Itali, ndërsa kolegu i tij u shpall në kërkim, pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës.

Sipas mediave italiane, shqiptari nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në territorin italian dhe arrestimi i tij u bë i mundur në një hotel.

Në mbrëmje personeli i skuadrës gjyqësore shkoi në hotelin ku po qëndronin shpërndarësit e drogës. 30-vjeçari shqiptar u shtir sikur nuk kuptonte italisht, duke mos bashkëpunuar me efektivët. Pas urdhrit të marrë nga prokurori, agjentët e policisë nisën kontrollin e dhomës. Në tavolinë u gjetën 5 pako me kokaine, ndërsa në sirtar u gjetën materiale për paketimin e lëndës narkotike dhe 770 euro cash.

Në dhomën e kolegut tjetër u gjetën 1.500 euro të tjera, dhe 10 gramë kokainë e pastër. Shqiptari u paraqit bashkë me avokatin e tij në gjykatë, që vendosi 8 muaj burg (dënim me kusht).

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll