Sport

Pranuan të ishin pjesë e Super League-s, Federata angleze hap hetim për gjashtë klubet

3 Maj 2021, 16:41 Nga DOSJA
Pranuan të ishin pjesë e Super League-s, Federata angleze hap hetim

ANGLI– Federata angleze e Futbollit ka hapur hetim për klubet e përfshira në projektin e Super League dhe dënimet nuk përjashtohen.”Javën e kaluar, ne filluam një hetim zyrtar mbi formimin e Super League-s Evropiane dhe përfshirjen e gjashtë klubeve angleze,” lexohet në deklaratën e FA. “Ne u kemi shkruar të gjitha klubeve për të kërkuar zyrtarisht të gjitha informacionet dhe provat përkatëse në lidhje me pjesëmarrjen e tyre. Sapo të kemi informacionin e kërkuar,ne do të vlerësojmë masat e duhura që do të merren”.

“Është e qartë se ajo që ndodhi është e papranueshme dhe mund të ketë shkaktuar dëme serioze në të gjitha nivelet e futbollit anglez – shkruhej në tekst -. Ne po punojmë për të parandaluar që ajo të ndodhë, si tani dhe në të ardhmen.”

Por kjo nuk është e gjitha. Federata angleze në fakt do t’u kërkojë pronarëve të klubeve të nënshkruajnë një statut “që i angazhon ata të respektojnë parimet themelore të Premier League” dhe një shkelje tjetër do të çoj në sanksione të rënda.

“Tifozët kanë luajtur një rol jetësor dhe ndikues për të ndaluar Super League-n Evropiane dhe ne i kuptojmë zhgënjimet e tyre,” shkruan FA në deklaratën e saj. “Megjithatë, ne nuk mund të falim sjelljen e dhunshme dhe kriminale që kanë ndodhur më parë. Ndeshja e planifikuar midis Manchester United dhe Liverpool, të cilën FA tani po e heton”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arsenal chelsea federata angleze manchester united arsenal chelsea federata angleze manchester united

Sondazh

Poll