Sport

Vetëdorëzohet në polici boksieri, vrau gruan duke e lidhur në një bllok betoni dhe më as e hodhi në…

3 Maj 2021, 10:41 Nga DOSJA
Vetëdorëzohet në polici boksieri, vrau gruan duke e lidhur

PORTO RIKO – Boksieri portorikan Felix Verdejo, 27 vjeç, u dorëzua në polici pas akuzave se ai vrau gruan e tij shtatzënë. Zhdukja e gruas së tij Keisla Rodriguez u raportua ditën e premte dhe menjëherë FBI-ja filloi hetimet.
Trupi i saj u gjet një ditë më vonë në lagunë ndërsa “notonte” në sipërfaqe. Identifikimi ishte i shpejtë dhe për këtë arsye Verdejo duket se vendosi të dorëzohej.

VIDEO of Boxer Felix Verdejo right after he surrendered to the FBI in Puerto Rico pic.twitter.com/FNni5jFGFv

— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 3, 2021

Boksieri Felix Verdejo, i njohur me pseudonimin “Diamanti”, akuzohet se në fillim e ka rrahur gruan e tij, më pas i ka injektuar disa substanca, e lidhur atë në një bllok betoni dhe e ka hedhur nga ura.
Boksieri portorikan, Felix Verdejo, garon në kategorinë e peshave të lehta. Në Lojërat Olimpike në Londër në 2012, ai përfaqësoi vendin e tij në kategorinë amatore. Në karrierë ai ka 29 ndeshje, nga të cilat 27 fitore.

A post shared by Felix G. Verdejo Sanchez (@diamanteverdejo)


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll