Sport

“Tani duam yllin e dytë në fanellë”, administratori i Interit tregon gjithashtu largimin nga Juventus: U shfaqën disa si

3 Maj 2021, 07:53 Nga DOSJA
“Tani duam yllin e dytë në fanellë”, administratori i

ITALI-Inter kurorëzohet me titullin e 19-të në kampionatin italian, duke rikthyer zikaltrit për herë të parë pas plot 11 vjetësh te trofeu më i lakmuar në Apenine. Tani vjen më e veshtira për Interin. Të konfirmohet dhe të hapë një cikël fitues. I tillë është futbolli, dinamik, me programe dhe i shpejtë. Nuk ka kohë për t’u menduar gjatë dhe këtë e di mirë administrator i klubit Giuseppe Marotta.

“Vitin tjetër duam të vendosim yllin e dytë në fanellë”, tha ai. Kjo përkthehet në titullin e 20-të.Skuadra dhe Conte kanë meritë të madhe në këtë kampionat, sepse ai ishte trajneri i duhur në kohën e duhur.”

LARGIMI NGA JUVENTUS-Ishte një largim konsensual. Kur shfaqen disa situata jo të mira nga pronësia e klubit, është e drejtë që menaxheri të bëjë një hap prapa. Unë mendoj se është gjithashtu një fakt fiziologjik, është e drejtë që pronësia të ndjekë rrugën e saj dhe është e drejtë të zmbrapset.

E mora menjëherë mesazhin nga Steven Zhang. Jam shumë i lumtur dhe do të doja ta vazhdoja këtë rrugë. Realiteti i Interit është një realitet i shkëlqyeshëm me palmares që është e drejtë të pasurohet. Blerja për të cilën jam më krenar? Më i vështiri ishte Lukaku, këtu rolin e rëndësishëm e luajti Conte ”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter marotta inter marotta

Sondazh

Poll