Sport

Josa: “Nuk e kisha menduar mbijetesën, por…”

3 Maj 2021, 15:24 Nga DOSJA
Josa: “Nuk e kisha menduar mbijetesën, por…”

LAC – “Ne e dhuruam sot ndeshjen ekipit të Laçit, që në momentin e penalltisë që pësuam gol. Dolëm në pozicione shënimi por nuk ia dolëm të shënonim. Nuk është problemi te disniveli me mbrojtjen dhe sulmin. Nuk po gjejmë stabilitetin në mbrojtjen. Kemi kohë që punojmë në këtë drejtim. Lojtarët nuk duhet të luajnë vetëm në zonë, por të luajnë edhe për të markuar. Lojtarët duhet të jenë më afër dhe më të përgjegjshëm.
Mbijetesa kërcënim? Unë nuk e kam menduar asnjëherë këtë . Kam menduar që të grrumbullojmë pikët, diçka që nuk po ndodh. Mendonin sikur të mos kishim fituar me Krujën dhe të mos barazonim me Tiranën, çfarë mund të ndodhte?!
Ne nuk kishim presion nga Laçi në fushën tonë. U zhvillua një futboll i mirë, sepse lojtarët kishin lirshmëri. Ne ishim në pozicione shënimi, duhet të jemi më të përgjegjshëm aty. Kemi sulmues dhe anësorë, të cilët nuk janë pa eksperiencë.
Me pretendimet qe ka skuadra, golat e pësuar janë të papranueshme. Problemi më i madh është mënyra se si pësohen këta gola.”, tha Josa.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll