Sport

VIDEO / Rey Manaj nuk ndalet, gjen edhe golin e 11-të me Barcelonën

3 Maj 2021, 04:36 Nga DOSJA
VIDEO / Rey Manaj nuk ndalet, gjen edhe golin e 11-të me Barcelonën

SPANJE – Sulmuesi i kuqezinjve Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Ai është bërë një lojtar mjaft i rëndësishëm për skuadrën katalane Barcelonën B, që luan në divizionin e dytë, ku ka shënuar 11 gola në kampionat.

Një shifër kjo që tregon marrëdhënien e mirë të sulmuesit me portën kundërshtare. Ecurinë pozitive Manaj e ka treguar edhe në ndeshjen, që Barcelona B ka fituar 2-0 ndaj Ibizas, ku siparin e golave e ngriti pikërisht sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.

Pas një goditjeje nga këndi, 24-vjeçari lushnjar kërcen bukur në shtyllën e parë dhe realizon një supergol me kokë në minutën e 23-të të takimit. Ky ishte goli i 11-të për Rey Manajn, karriera e të cilit në sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë.

? EN DIRECTE – Gooool de Rei Manaj!!@FCBarcelonaB 1⃣@ibizaud 0⃣

? ARA, a @esport3
?? https://t.co/nCFyBKrWq0 pic.twitter.com/3CiL1uznvh

— Esport3 (@esport3) May 2, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 24-vjeçari lushnjar barcelona b ibizas rey manaj sulmuesi i kuqezinjve 24-vjeçari lushnjar barcelona b ibizas rey manaj sulmuesi i kuqezinjve

Sondazh

Poll