Sport

Duro: “Po të kisha edhe pikët me të voglat do flisnim ndryshe”

3 Maj 2021, 15:32 Nga DOSJA
Duro: “Po të kisha edhe pikët me të voglat do flisnim

LAC – Në përfundim të ndeshjes së fituar me Kukësin, trajneri i kurbinasve Shpëtim Duro u shpreh për Super Sport. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, duke pasur parasysh momentin ku ka ardhur kampionati. Kundërshtari është shumë cilësor, rëndësi në këto momente kishte fitorja. Këto janë ndeshjet e fundit. Ngarkesa fizike ka efektet e saj në të gjitha skuadrat. Temperaturat e larta e ulin rritmin e ndeshjes. Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Sot e kisha orientuar vetë skuadrën që pas shënimit të golit do të jemi në gjysmëfushën tonë dhe ta kundërsulmojmë, për të mos i dhënë hapësira kundërshtarit. Shkoi mirë, po të ishim më të kujdesshëm në finalizim, rezultati do të ishte më i thellë.
Ndërsa, sa i përket lojtarëve të rinj dhe Mazrekajt, Duro shton: “Mazrekajn e shikoja në pushim nga fizionomia, e mbaroi detyrën e vetë. Unë i kuptoj gjerat, ishin temperaturat e larta, plus nuk ka qenë 100%, 45 minuta ishin shumë mirë për Mazrekajn. Të rinjtë kanë kohë që po aktivizohen. E kanë justifikuar si Zylfiu, ashtu dhe Prenga, Bytyçi, apo dhe Deliu i vogël, që ka një fizionomi si Deliu i madh.
Në këtë sezon problemi kryesor i Lacit kanë qenë skuadrat e vogla. “I qaj pikët që kemi lënë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë, kemi lënë afro 12 pikë. Kjo është arsye pse e vuaj Nuabuezen. Të kishte qenë 100% ai t’i zgjidhte këto ndeshje. Harmon e ka justifikuar veten, por nuk është finalizues si Nuabueze.
Mazrekaj e ka ngritur skuadrën shumë, por ka munguar në disa ndeshje. Në ekipet që janë në dorën e dytë, duhen lojtarë cilësor në sulm, si Teuta, që pikët më të shumta i ka nga Dejvi Bregu. Kjo është arsye kryesore pse me kundërshtarët e dobët kemi vuajtur. Nuk i kemi shfrytëzuar momentet,” – u shpreh Duro.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll