Sport

VIDEO / Prishtina del në krye, ndryshon renditja në Superligë

3 Maj 2021, 04:31 Nga DOSJA
VIDEO / Prishtina del në krye, ndryshon renditja në Superligë

KOSOVE – Pas ndeshjeve të javës së 32-të Superligës, ka ndryshuar tabela e renditjes në futbollin elitar të Kosovës. Skuadra kryeqytetase e Prishtinës fitoi në transfertë 3-1 ndaj Llapit, pas golave të realizuar nga Mankenda (15’), Bekteshi (42’) dhe Oto John (64’). Golin e vetëm për Llapin e shënoi Adonis Aliu.

Ndërkohë, skuadra e Ballkanit hodhi hap fals ndaj Drenisës. Skuadra e Bledi Shkëmbi u mund 2-1, duke humbur njëherësh edhe kreun e renditjes. Drenica shënoi me Uka (19’) dhe Denisson (50), ndërsa suharekasit ngushtuan me Zeken (51’).

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i Superligës së Kosovës, skuadra e Prishtinës kryeson me 69 pikë, e ndjekur nga Drita 68 dhe Ballkani me 67 pikë. Gjilani renditet në vendin e karët me 20 pikë më pas se sa Ballkani.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ballkani llapi prishtina ballkani llapi prishtina

Sondazh

Poll