Sport

Piazza del Duomo vishet me flamurin shqiptar, në festën e titullit të Interit nuk mungon as simboli kombëtar

2 Maj 2021, 19:41 Nga DOSJA
Piazza del Duomo vishet me flamurin shqiptar, në festën e titullit

ITALI– Interi kurorëzohet me titullin e 19-të në Serie A, duke rikthyer skuadrën e Antonio Contes për herë të parë pas plot 11 vjetësh te trofeu më i lakmuar. Këtë herë gjithçka erdhi natyrshëm, në mënyrë të pritshme, dhe madje pa qenë nevoja për të fituar vetë në fushën e lojës.

Edhe pse kanë mbetur edhe katër javë kampionat,barazimi i Atalantës me Sassuolon ka bërë që Inter të shpallet automatikisht kampion dhe nëpër rrugët e Milanos të shpërthejë festa. Tifozët pushtuan Piazza del Duomo-n, teksa në këtë atmosferë elektrizuese, nuk mungoi as flamuri shqiptar.

Të shumtë janë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe bëjnë tifo për Interin. Ata që jetojnë në Milano, nuk nguruan të dilnin të festonin në shesh, duke marrë me vete edhe simbolet kombëtare.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter inter

Sondazh

Poll