Bota

“Kam për të vrarë”/ Kërcënohet aktivisti i LGBT në Kosovë: Më pështynë në fytyrë 

2 Maj 2021, 20:52 Nga DOSJA
“Kam për të vrarë”/ Kërcënohet aktivisti i

KOSOVË- Aktivisti i LGBT në Kosovë, Lend Mustafa është kërcënuar dhe dhunuar ditën e sotme. Në një postim në Facebook, Mustafa shkruan se një person e ka pështyrë ditën e sotme dhe e kanë kërcënuar me jetë. Mustafa është shprehur se ky është një rast shumë poshtërues, por ai nuk do të ndalojë së luftuari për atë që përfaqëson.     

Postimi i plotë:

Pandemi, homofobi e transfobi. Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”. M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash. Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje. Une prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë! Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem. Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juj.

(I.A.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aktivist i lgbt lend mustafa aktivist i lgbt lend mustafa

Sondazh

Poll