Bota

Izrael, zi kombëtare për 45 viktimat në kremtimet fetare

2 Maj 2021, 14:37 Nga DOSJA
Izrael, zi kombëtare për 45 viktimat në kremtimet fetare

IZRAEL– Izraeli ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për 45 viktimat e shtypura nga turma gjatë një kremtimi fetar hebraik. Flamujt në mbarë vendin janë ulur në gjysmë shtizë dhe tani vëmendja po kalon tek hetimet mbi përgjegjësinë për katastrofën më të rëndë civile të vendit.

Në përputhje me traditën hebraike, ceremonitë mortore u kryen shumë shpejt pas vdekjeve. Mbi 20 viktima të incidentit të së premtes në Malin Meron u varrosën atë natë, pasi u përfundua zyrtarisht identifikimi i trupave.

Fatkeqësia ndodhi kur pelegrinë ultra-ortodoksë hebraikë që kishn shkuar gjatë natës për të nderuar një profet të shekullit të 2-të, u përfshinë nga paniku dhe kaosi dhe filluan të shtyjnë. Dëshmitarët tregonin për një piramidë trupash, ndër ta fëmijë, të rrëzuar gjatë kalimit në një korridor të rrëshqitshëm.

Sipas medias izraelite mbi 100,000 vetë morën pjesë në këtë kremtim gjë që dëshmoi optimizmin në popullatë për ritmet masive të vaksinimit kundër koronavirusit. Destinacioni i këtij pelegrinazhi është komentuar para disa vitesh nga autoritetet si një katastrofë e pritshme për arsye të mjedisit tepër të ngushtë për turma të tilla.

Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të hapë hetime. Ambasada amerikane në Izrael ka thënë se mes viktimave kishte edhe shtetas amerikanë.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota zi kombetare ne izrael zi kombetare ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 12:04

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa...

Bota 2 Maj 2021, 11:27

SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Agjencia amerikane e Ha...