Sport

VIDEO / Broja shënon golin e 10-të për Vitesen, kalon Ibran dhe barazon Suarez

2 Maj 2021, 15:44 Nga DOSJA
VIDEO / Broja shënon golin e 10-të për Vitesen, kalon Ibran dhe

HOLANDE – Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka realizuar në minutën e 26-të të ndeshjes ndaj PEC Zwolle, e cila u mbyll me fitoren e Viteses me shifrat 2-1, në kuadër të javës së 31-të të kampionatit holandez.

I munguar prej mjaft kohësh, ky ishte një gol i rëndësishëm për Brojën, i cili ngjitet në kuotën e 10-të golave të shënuar, qysh në vitin e tij të parë mes profesionistëve. Pas javës së 31-të në kampionatin holandez, Vitese ngjitet në kuotën e 60 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt, midis 18 skuadrave konkurrente në Eredivisie.

Kjo arritje e Brojës, merr vlera më tepër, pasi mediat holandeze bëjnë me dije, se sulmuesi 20-vjeçar shqiptar ka kaluar numrin 9 të golave të realizuar nga Zlatan Ibrahimoviç në debutimin e tij në Eredivisie, ndërkohë, që ai ka barazuar shifrën rekord të Luis Suarez, kur ai luante për Groningen.

Sigurisht një paraqitje e tillë e sulmuesit kuqezi, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera, por duket se prioriteti i Brojës do të jetë të qëndrojë edhe një edicion tjetër te Vitese, para se të kthehet te Chelsea, ku dëshiron të luajë shansin e tij për t’u bërë protagonist te londinezët.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armando broja chelsea eredivisie ka kaluar numrin 9 të golave të realizuar nga zlatan ibrahimoviç ngjitet në kuotën e 10-të golave të shënuar viteses armando broja chelsea eredivisie ka kaluar numrin 9 të golave të realizuar nga zlatan ibrahimoviç ngjitet në kuotën e 10-të golave të shënuar viteses

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2021, 14:53

MILANO– Kontrata e portierit të Milanit Gianluigi Donnarummas i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk po arrihet gjuha e përbashkët financiare ...