Sport

VIDEO/ Milan gjen “ringjalljen” me Calhanoglun dhe Hernandez, Benevento tani luan sezonin

1 Maj 2021, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan gjen “ringjalljen” me Calhanoglun dhe Hernandez,

MILANO– Pas dy humbjeve rradhazi, Milan rikthehet tek suksesi. Në javën e 32-të të Serisë A kuqezinjtë mposhtën Beneventon me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Calhanoglu në minutën e 6-të dhe Theo Hernandez në të 60-tën.

Tashmë kjo fitore e vendos Milanin në vendin e dytë dhe te gjithë sytë janë tek Atalanta, Juventusi dhe Napoli, me të cilët kuqezinjtë luftojnë për një vend në Champions League.

Nga ana tjetër kjo humbje për Beneventon, i ka mohuar kësaj skuadrën largimin nga zona e ftohtë. Djemtë e drejtuar nga Inzagi ndodhen në vendin e 17-të me pikë të barabartë me Cagliarin, të cilët do të luajnë nesër ndaj Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport milan serie a milan serie a

Sondazh

Poll