Sport

VIDEO / Operuar në dhjetor, por nuk dorëzohet, Iniesta përsëri në fushë

2 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA
VIDEO / Operuar në dhjetor, por nuk dorëzohet, Iniesta

JAPONI – Andres Iniesta u kthye për të luajtur dje me Vissel Kobe në fitoren 3-0 kundër Sanfrecce Hiroshima, në javën e 13-të të J-League japoneze. Spanjolli 36-vjeçar hyri në fushë në minutën e 74-t në vend të Inoue dhe luajti minutat e para, pas një ndërprerje katër muaj e gjysmë.

“Don” Andrés ishte operuar më 15 dhjetor në Barcelonë nga Dr. Ramon Cugat për këputjen e tendinës së kofshës në këmbën e tij të djathtë. Së bashku me Emili Ricart dhe fizioterapistin Rober Galán, Iniesta iu nënshtrua një programi rigoroz rikuperimi në Kobe, për të lënë pas dëmtimin e pësuar në çerekfinalet e Champions League të Azisë në dhjetorin e kaluar.

Ndeshja tjetër e radhës është të mërkurën, më 5 maj, përsëri në shtëpi, java e 5-të e fazës së grupeve të “Levain Cup” kundër FC Tokyo. Me fitoren ndaj Sanfrecce Hiroshima, Vissel Kobe ruan serinë e fitoreve këtë sezon, në të cilën ata kanë humbur vetëm një ndeshje kampionati, duke konsoliduar vendin e tyre të pestë me 23 pikë.

Qué sensaciones más emocionantes….después de cuatro largos meses.
Parecía que tuviese 15 años, qué nervios, pero qué felicidad!!
A seguir trabajando duro! Gracias a todos por vuestro cariño?? #VisselKobe #WeareKobe pic.twitter.com/6mRTRhF1LA

— Andrés Iniesta (@andresiniesta8) May 1, 2021

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league të azisë dr. ramon cugat iniesta vissel kobe champions league të azisë dr. ramon cugat iniesta vissel kobe

Sondazh

Poll