Sport

“Jam gati të drejtoj një nga rivalët e Interit”, Mourinho habit me deklaratën e fundit, në Itali e lidhin me Juventusin

2 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
“Jam gati të drejtoj një nga rivalët e Interit”,

ITALI-Inter mbetet gjithmonë Inter, veçanërisht për dikë që ka shënuar historinë me klubin zikaltër. Pas shkarkimit nga Tottenham, Jose Mourinho është në kërkim të një tjetër aventure. Portugezi foli për ‘Times’ dhe ka bërë një deklaratë që nuk do ti pëlqejë tifozëve të Interit.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”.

Në Itali këtë deklaratë e lidhin me Juventusin ose Napolin. Andrea Pirlo nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta bardhezinjtë mund të tentojnë portugezin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter josë mourinho juventus inter josë mourinho juventus

Sondazh

Poll