Sport

“Nëse nuk rinovon këtë javë, mos luaj me Juven”, përplasje mes Donnarummas dhe tifozëve ultras të Milanit

2 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
“Nëse nuk rinovon këtë javë, mos luaj me Juven”,

MILANO-Ka patur tension në Milanello pak para ndeshjes së Milan-it kundër Benevento-s.Një grup ultrasësh kërkuan një takim me portierin Gigio Donnarumma.Nga sa mësohet, mes palëve është zhvilluar një debat i ashpër. Tifozët duket se i kanë kërkuar lojtarit që të mos luajë kundër Juventus-it në rast se nuk do të rinovojë me Milan-in.

Kontrata e Donnarumma-s me “Djallin” skadon në fundin e këtij sezoni dhe marrëveshja për rinovimin nuk është gjetur akoma. Juventus po kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta marrë portierin me kosto zero. Në të dy anët. Për momentin nuk ka progres në zgjatjen e kontratës së lojtarit dhe presioni i tifozëve sigurisht që e bën tensionin edhe më te ndezur.

 E.Ç (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport donnarumma juventus milan donnarumma juventus milan

Sondazh

Poll